Afatet e dorëzimit janë orientuese dhe varen nga destinacioni, kushtet e trafikut dhe faktorë të jashtëm operacionalë.
Çdo dërgesë pajiset me numër gjurmimi (tracking) dhe mund të ndiqet online ose nëpërmjet operatorit
Konfirmimi i dorëzimit (POD – Proof of Delivery) ofrohet pa pagesë shtesë.
Shërbimi ofrohet për dokumenta dhe pako postare brenda territorit të deklaruar të operimit.
Tentativa e dytë e dorëzimit ose ridërgimi tarifohet sipas listës së çmimeve.
Pagesa në dorëzim (COD), kur aplikohet, arkëtohet nga operatori dhe i transferohet dërguesit brenda 24–48 orëve nga dorëzimi.
Operatori mban përgjegjësi për humbjen, dëmtimin ose vonesën e dërgesës gjatë transportit, sipas legjislacionit postar në fuqi dhe rregullave të brendshme të kompanisë.
Dërgesat duhet të jenë të ambalazhuara në mënyrë të sigurt nga dërguesi. Operatori nuk mban përgjegjësi për dëme që vijnë nga paketim i papërshtatshëm.
Nuk pranohen për transport mallra të ndaluara, të rrezikshme, substanca të paligjshme, materiale shpërthyese ose sende që bien ndesh me legjislacionin shqiptar.
Në raste force madhore (moti ekstrem, bllokime rrugore, situata emergjente, greva, etj.) afatet e dorëzimit mund të shtyhen.
Tarifat përfshijnë TVSH sipas normës ligjore në fuqi.
Operatori ofron shërbim vetëm brenda zonës së deklaruar të operimit (Durrës dhe Tirane).